Advertisements

80 portat e fshatit Rehovë

ATSH/ – Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës kanë iniciuar hartimin e projekteve të restaurimit të “Portave të Rehovës”. Projekti ka për qëllim vlerësimin dhe evidentimin e 80 Portave në fshatin Rehovë, për të bërë të mundur vendosjen e sinjalistikës orientuese dhe restaurimin e tyre, duke krijuar kështu një itinerar arkitektonik – turistik – kulturor.

Në kuadër të këtij projekti si dhe të Paktit për Univestitetin dhe programit të Qeverisë Shqiptare “100 + Fshatrat”, u organizua një ekspeditë dyditore në qendrën historike të Rehovës, me studentë dhe pedagogë të programit të studimit të arkitekturës në Universitetin Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetin e Firenzes, si dhe me specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe DRKK Korçë.

Ekspedita shërbeu edhe si praktikë mësimore, ku në fokus kishte rilevimin, dokumentimin grafik dhe përshkrimor, evidentimin e problematikave dhe ndërhyrjeve të parashikuara për “80 Portat e Rehovës”. Secila prej tyre dhe të gjitha njëherazi kompozojnë një tablo të mjeshtrave kolonjarë, kulturës së fshatit dhe vlerave që mbart ai.

Gjithashtu, itinerari turistik i parashikuar synon përveç portave, edhe vizita në objektet e kultit dhe banesat karakteristike të fshatit, duke krijuar kështu një njohje të plotë të urbanistikës së Rehovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close