11 mijë nënshkrime nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Është të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë, shkruan ai në Facebook.

Muharremaj ka bërë të ditur se peticioni ka përfunduar dhe të hënën së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorëzojnë në Parlamentin e Kosovës. Ai falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit, pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit në Suharekë dhe Lipjan.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close