Advertisements

A ekziston sindroma e zemrës së thyer ?

/ATSH/ – Zemra juaj mund të dëmtohet pas një ngjarjeje të trishtuar që përjetoni dhe është pikërisht truri juaj që e shkakton këtë, sipas ekspertëve.

Shkencëtarët zvicerianë kanë marrë në shqyrtim njerëz që vuajnë nga gjendja e rrallë dhe e pazakontë e quajtur ‘sindroma e zemrës së thyer’.

Dobësimi dhe lodhja e zemrës ndodh papritmas, shpesh pas një ngjarjeje stresuese ose emocionale. Dhe sipas studimit përgjigja e trurit ndaj stresit luan rol.

E njohur si sindroma takotsubo, duke iu referuar formës së zemrës tek njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, që ngjan me një tenexhere japoneze më të njëjtin emër, sindroma e zemrës së thyer mund të shkaktohet nga tronditja.

Është ndryshe nga një atak në zemër i shkaktuar nga bllokimi i enëve të gjakut, por ka simptoma të ngjashme, përfshirë vështirësi në frymëmarrjen dhe dhimbje gjoksi.

Shpesh, gjërat e dhimbshme që na ndodhin janë shkaku si vdekja e një personi të dashur, por edhe ngjarjet emocionuese si dasma apo fillimi i një punë të re, janë të lidhura me sindromën e zemrës së thyer.

Mund të jetë e përkohshme, ku zemra shërohet për disa ditë, javë apo muaj, por për disa të tjerë është vdekjeprurëse. Shkaku i saktë nuk dihet por ekspertët besojnë se mund të lidhet me rritjen e niveleve të hormoneve të stresit, siç është adrenalina.

Jelena Ghadri dhe kolegët e saj në Spitalin Universitar të Zyrihut studiuan se çfarë ndodhte në trurin e pacientëve me sindromën e zemrës së thyer.

Skanimi i trurit tregoi dallime të dukshme krahasuar me skanimet e trurit tek 39 pacientë të shëndetshëm. Dhe u vu re se kishte më pak komunikim ndërmjet rajoneve të trurit të përfshirë në kontrollimin e emocioneve dhe përgjigjeve të pavetëdijshme ose automatike të trupit, siç është rrahja e zemrës.

Këto zona të trurit janë ato që mendohet se kontrollojnë përgjigjen tonë ndaj stresit.

“Emocionet përpunohen në tru kështu që është e mundshme që sëmundja të fillojë në tru duke ndikuar nga lart-poshtë në zemër,” tha mjekja Ghadri.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close