Advertisements

A ishte Putini, pjesmarrës i pushtimit të Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë ,nga ana parashutistëve rus, më 1999?

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, më 9 qershor 1999,forcat e aleancës perëndimore të quajtura KFOR-do të futeshin në Kosovës pasi do të largoheshin ato çetniko-serbe.

Mirpo,në Kosovë nuk hynë forcaat e NATO-s të parat por ato ruse.Ushtria ruse kishte hyrë në Kosovë më 11 qershor të vitit 1999, me forcat e saj të cilat ndodheshin me mision në Bosnje e Hecergovinë.

Rusët u pritën me entuziazëm nga serbët e Kosovës, duke festuar me të shtëna armësh, ndërsa vajzat dhe gratë u dhuronin lule.
Forcat ruse të cilat u pritën nga serbët si çlirimtar në Kosovë, duke pushtuar edhe Aeroportin e Prishtinës, gati sa nuk hapën konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në botë, NATO-n.

Ushtria ruse më pas u vendos në qendra të ndryshme të Kosovës, por pas disa viteve u tërhoq krejtësisht nga Kosova.Gjë kjo e cila edhe sot i mundon serbet dhe dëshira e tyre për një pushtim rus të Kosovës edhe sot nuk ka pushuar.

Jo vetëm politika dhe populli serb,por edhe skena artistike serbe përkujton me nostgalgji “pushtimin rus të Kosovës”.Është filmi “Balkanska međa” i bërë nga regjisor e aktorë serb që ka të bëjë mu me këtë ngjarje,më saktësisht me 12 qershorin e vitit 1999 kur një batalin ushtarësh rus pushtojnë aeroportin e Prishtinës ,Slatina.

Dhe sikur të mos mund të ishte nryshe,pjesmarrës i këtij pushtimi rus të Kosovës flitet të ketë qenë edhe presidenti i tanishëm rus Vladimir Putin.Për këtë mundësi është folur edhe më parë,por këtë tashmë sikur e konfirmon edhe aktori i këtij filmi ,Bikoviq i cili nëntorin e kaluar ,nga po presidenti Putin ka marrë medaljen Pushkin!

Ky aktor serb,për media beogradase ka rrëfyer për takimin me presidentin rus ,Putin dhe bisedën që ai me atë rast e ka zhvilluar me Putinin të cilin ai e kupton si dëshmi se edhe Vladimir Putin ishte pjesmarrës i pushtimit nga parashutistët rus të Sllatinës.Bikoviq i kishte treguar putinit për filmin e realizuar në kooproduksion ruso-serb,i cili temë kishte këto ngjarje dhe do të shfaqej gjatë vitit 2019.

“Unë i thashë Putinit se gjatë vitit 2019 kishte një film të madh në bashkëprodhimin serbo-rus, dhe ai u përgjigj se ai gjithashtu mori pjesë në të.” E di “, u përgjigja, më shikoi çuditërisht .Më vonë e kuptova se ai kishte parasysh aksionin në aeroportin e Slatinës ,e jo siç unë në atë moment mendova se fjalët e tij kishin të bënin me mbështetjen e filmit, “tha Bikoviq ,në intervistë për median serbe.

Putini është duke zhvilluar një politikë hakmarrëse ndaj perëndimit,dhe se kjo a ka të bëjë edhe me humbjen e tij dhe të ushtrisë së tij edhe në Kosovën,mendojmë se po.Rusia dhe Putin,nëse është e vërtetë se mori pjesë në “pushtimin rus” nuk u pajtuan kurrë me disfatën në zemër të Ballkanit.Për këtë ata po mundohen t’a rikthejnë ndikimin përmes “Kalit trojan” të quajtur ,serbët.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close