Advertisements

Alejandro Greco- Lavdi Komandantit Legjendar Bajram Curri (16 Janar 1862 – 29 Mars 1925)

Editor
Bajram Curri

Mirëmëngjesi Miqësi e dashur, ju urojmë një ditë të bukur: Lavdi Komandantit Legjendar Bajram Currin (16 Janar 1862 – 29 Mars 1925), një nga Atdhetarët më të flaktë të Kombit Shqiptar, Heroi i Popullit, një nga figurat më të dashura dhe më të çmuara të Kombit tonë në përvjetorin e 94 – t (Dragobi, 29 mars 1925/2019) të vrasjes së tij nga dora tradhëtare, në bashkpunim me agjentët e shovinistëve serbë. U prehte ne Paqe!!!! Lavdi Veprës së tij Patriotike!!! Ai u shqua në jetën politiko-shoqërore Shqiptare, ku krahas luftës për Çlirimin e Bashkimin Kombëtar spikati edhe perpjekja për konsolidimin dhe demokratizimin e Shtetit Shqiptar… “Figurë e Ndritur” e Historise sonë, Bajram Currin, ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, dhe ndihmoi në themelimin e Klubeve Patriotike dhe shkollave Shqipe në Kosova si dhe mbrojti Alfabetin e Gjuhës Shqipe të Kongresit të Manastirit. Bajram Currin ai u zgjodh nënkryetar i Klubit Patriotik “Bashkimi” të Shkupit në vitin 1908, dhe u bashkua me vendimet e Kuvendit të Junikut, në Maj të 1912 .

Mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vitit 1912, ku u shqua si një nga komandantët më të zotë në betejën me ushtritë osmane në Qafën e Prushit, si dhe në Fushë Kosova. Pas vitit 1912, Bajram Currin ai punoi për mbrojtjen e shtetit të Pavarur Shqiptar, si dhe për çështjen e Kosovës. Ai luftoi për Bashkimin e tyre me Shqipërinë. Ketij burri te maleve, i dijes dhe i pushkes, në shtator të vitit 1913 ai ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze, dhe në vitin 1918 u zgjodh një nga drejtuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Bajram Currin, në emër të këtij Komiteti, së bashku me Patriotë të tjerë Shqiptarë të Kosovës, i dërguan një protestë Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1919, në të cilën kërkonin që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në Kongresin e Lushnjës, të vitit 1920, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, ky këshill e ngarkoi me detyrën e Ministrit pa Portofol si dhe Komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Lavdi Bajram Currin Heroi i Popullit!!! Lavdi e përjetëshme Veprës së tij madhore Atdhetare për Liri dhe Komb!!! Lavdi Gjaku i Deshmoreve dhe Martireve te rene neper gjitha trojet Arberore, nuk do shlyhet nga memorja jone Kombetare deri ne realizimin e Idealit te tyre: Bashkimin Kombetar!!! Lavdi gjithe Deshmoreve te rene ne mbrojtje te Atedheut!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!!! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, dhe Shqipëria – Kosovës është Shqipëria!!! Lavdi dhe shume Respekt Heronjeve qe derdhen gjak per kete dite te shenuar per Popullin tone Shqipetare!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Askurrë s’kan për tu harruar!!! Respekt per Familjet e tyre!!! Paqa mbreterofte mbi tere Kombin tone te dashur dhe tere Njerezimin!!! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipëria Etnike!!! Lavdi dhe Respekt për Dardania!!! Lavdi dhe Respekt për Shqipëri Etnikë!!! Lavdi dhe Respekt për Dardani!!! Lavdi dhe Respekt për Kosovë!!! Rroft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian nje nga shtetet me te vjetra nket planet dhe askush smund te na hup faren!!! Ne jete te jeteve, Rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Besa besë, Kuq e Zi!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Zoti e Bekofte Kosova!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

Kryepeshkop +Aleksander I Shqipatrëve – Bir I Shqiponjës

“Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.”

Elegji për Bajram Currin nga Fan Noli

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

CNN për Shqipërinë:Një prej destinacioneve më të mira në botë

ATSH/ – Televizioni prestigjioz amerikan CNN rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira në botë ku mund të zhvillohet alpinizëm dhe ecje në natyrë, në një artikull ku renditen destinacionet perfekte për të zhvilluar këto sporte nga Japonia deri në […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close