Advertisements

Ambasadori amerikan Kosnett, takoi drejtuesit e Listës Serbe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, me anë të një postimi në Twitter, njoftoi për një takim që ka zhvilluar me drejtuesit e partisë politike Lista Serbe.

Në një fotografi të postuar nga takimi, ambasadori Kosnett shihet të jetë takuar me kryetarin e partisë, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin, Igor Simiq.

“Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës – përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre”, shkroi Kosnett.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, kanë theksuar se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nga Qeveria e Serbisë, që të mbështesin vendimin e tyre për braktisjen në tërësi të institucioneve të Kosovës.

Në mars të vitit 2018, zyrtarët e Listës Serbe kanë deklaruar se e kanë braktisur Qeverinë e Kosovës, për shkak të ndalimit dhe largimit nga Kosova të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky subjekt politik ka braktisur edhe koalicionin aktual qeverisës të Kosovës.

Pas vendimit për largim nga Qeveria, Lista Serbe aktivitetin e saj e ka vazhduar si opozitë në Kuvendin e Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar, ndërkaq, kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’iu vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close