Advertisements

Ambasadori i SHBA në Prishtinë,Kosnett:Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve…

Pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018,ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë.Në fakt ambasadori Philip Kosnett në twitter shkruan:

Ky raport, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”, transmeton REL.

Raporti vuri veçanërisht theksin te rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.

Dëbimi, i cili ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, vazhdon të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme për mënyrën se si është realizuar.

OJQ-të dhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë kanë thënë se qeveria ua ka mohuar të drejtën shtetasve turq për të kërkuar azil ose për të apeluar vendimin për dëbim para gjykatës.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close