Advertisements

Ambasadori Kosnett:Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje këtë vit:Durimit amerikan mund t’i vij fundi!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk garanton se një përkushtim të tillë do ta kenë në të ardhmen në qoftë se Prishtina dhe Beogradi nuk lëvizin përpara në një afat të shkurtër.

“Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Njëra nga gjërat për të cilat iu kemi treguar dy qeverive, në Prishtinë dhe Beograd është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ofrimin e përkrahjes për procesin. Presidenti Trump, siç është e njohur, i ka shkruar presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, për të nënvizuar se Qeveria Amerikane është plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha Kosnett, përcjell Telegrafi.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në qoftë se dy qeveritë [e Kosovës dhe Serbisë] nuk lëvizin në një afat të shkurtër dhe thonë “mirë, do të jemi të gatshëm për disa vite”, atëherë nuk mund të garantojë që Washingtoni në të ardhmen do të jetë njësoj i përkushtuar për këtë çështje, siç është tash.

“Ajo që kemi thënë ne, ajo që ka thënë Qeveria Amerikane, është ajo se ne mendojmë që viti 2019 është viti kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. E, që të arrihet deri te marrëveshja në vitin 2019 duhet që të gjithë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shikojmë që kjo zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk dëshiroj që procesin ta ndërlidhi me çfarëdo datash të fiksuara”, tha Kosnett.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close