Advertisements

Ansambli “Tirana”, folklor dhe traditë

ATSH/ – Nata e fundit e festivalit ”Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” solli në skenë artistët e Ansamblit ”Tirana”.

Artistë prezantuan para publikut në koncertin e fundit një program të pasur artistik, duke marrë dhe vlerësimin e të pranishmëve që e ndoqën në Teatrin Metropol.

”Është kënaqësi të ndjekësh performancat gjithnjë e më të elegante të ansamblit folklorik “Tirana”! Çdo herë e më krenar për këtë formacion që punon me shumë dashuri për të ruajtur dhe përcjellë më së miri vlerat tona kombëtare nëpërmjet këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat”, shkruante teatri.

Në netët e festivalit “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” kishin në skenë artistë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë.

Festivali përbëhej nga një përzgjedhje artistike e cila sipas organizatorëve erdhi e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë mesdhetare, ku pjesë e skenës ishte dhe ansambli “Tirana”, i themeluar në vitin 1978.

Ansambli popullor është i përbërë nga një grupim artistësh që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close