Advertisements

As komb dhe as etni serbe nuk ka ekzituar në Mesjetë! Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX

Gjatë shekullit XIX, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, dhe kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb. Meqenëse bërthama e këtij shteti politik u themelua në rajonin e quajtur më parë Servi, rajon i cili e kishte pranuar vasalitetin dhe ishte në shërbim të sulltanit që nga shekulli XV, ky shtet i ri pa të drejtë u quajt Serbi. Në gjysmën e parë të shekullit XIX, në rajonin politik dhe autonom të quajtur Servi, nuk bënin pjesë trevat shqiptare në Kosovën e sotme, Novi Pazarit dhe Sanxhakun e Nishit. Përfshirja e pjesës më të madhe të sanxhakut të Nishit në shtetin e ri politik serb u realizua gjatë krizës lindore 1877/78, ndërsa Kosova e sotme pas Luftës së Parë Botërore.

Këto treva, duke përfshirë qytetet më të njohura mesjetare si Artana, Nishi, Shkupi, Prizreni, Pazari i Ri deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nga studiues perëndimor njiheshin si territore të Ilirisë, Dardanisë apo edhe Myzisë.

Fig. 9. Hartë e vitit 1830, Provinca romake e Dardanisë, pjesë e Myzisë .

Pergatitur nga: Fahri Xharra

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close