Advertisements

Bollywood,me film biografik për Nënë Terezën

ATSH/ – Bollywood po planifikon një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën, që  pritet të lançohet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”,  në filmin e regjisores Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-ës do të jetë gati, e në 2020 do të prezantohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Humanistja e njohur me origjinë shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Ndërsa me 4 Shtator 2016, Papa Francesku e shpalli shenjtore.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close