Advertisements

Britania e Madhe ndalon aeroplanët Boeing 737 MAX

Britania e Madhe ka ndaluar fluturimin mbi hapësirën e saj ajrore të aeroplanëve “Boeing 737 MAX” . Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil, më 12 mars, tha se “masa parandaluese” do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëvonshëm.

Më herët edhe Australia, Kina, Malajzia dhe Singapuri ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajrore.

Vendimi vjen pasi më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord.

Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj.

Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max./rel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close