Advertisements

Fjala e shkrimtarit-LAZËR STANI: NDIKIMI I KADARESË, SHKATËRRUES

Në letërsinë e shkruar në Kosovë, por edhe në Tiranë ndikimi i shkrimtarit Ismail Kadare u bë shkatërrues për disa autorë që u futën në këtë qorrsokak, pa mundur të dalin prej andej as sot. Pasardhësit shkrimtarë të Kadaresë mbetën përgjithësisht shkrimtarë të dështuar, proza e të cilëve në asnjë rast nuk u ngjit në nivelin e prozës së Kadaresë. Edhe shkrimtarë të tjerë si Borges-i, Kafka, Buzzati, Sartre-i kanë krijuar pas vetes modele të dështuara, jo vetëm në letrat shqipe, po edhe në letërsitë e tjera.

Është kjo arsyeja që e bën shumë të ndërlikuar raportin e shkrimtarit me shkrimtarët paraardhës, me shkrimtarët e pëlqyer ose të lexuar e të rilexuar, raport që herë-herë është armiqësor, idhnak, aq sa pasardhësi kërkon të mos ia zërë emrin në gojë paraardhësit, kërkon ta asgjësojë, jo thjesht te publiku, por së pari e kryesisht të vetvetja.

Duket sikur procesi i shkrimit është një dyluftim midis shkrimtarit paraardhës të pëlqyer, shkrimtarit të lexuar e rilexuar dhe shkrimtarit të patakuar e të palexuar më parë. Te shumë prej autorëve të botuar gjatë këtyre viteve, ky shkrimtar i tretë ose nuk ekziston, ose është aq i dobët dhe i trembur, sa nuk guxon të hyjë në fushëbetejë gjatë procesit krijues…/përgatitur nga Shkëlzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close