Advertisements

Fjala e shkrimtarit-TEKI DËRVISHI: PLURALIZMI ADOLESHENT I SHQIPTARËVE

Në të ashtuquajturin “tranzicion politik shqiptar” është shfaqur cektësia e traditës demokratike, e cila u pa në hapat e parë që bëri sistemi i pluralizmit fillestar (adoleshent) i shqiptarëve, që u shfaq para dy dekadave, dhe, fatkeqësisht, u shfaq në shkallën më të ulët sesa te të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Të gjitha shtetet e tjera ballkanike për çështjet kombëtare nuk mbajnë qëndrime “pluraliste” partiake, por mbajnë qëndrim unanim nacional, pa marrë parasysh “përkatësitë” dhe “papajtueshmëritë” ideologjike partiake. Çështja e shtetit dhe e kombit është e rëndësisë së parë. Fakti se sistemi komunist ndër shqiptarët ishte me i egër sesa edhe në vendlindjet e sistemeve komuniste, nuk mund të mos kishte pasoja të rënda në kualitetin, sidomos në “zbatimin” e pluralizmit në politikëbërjen shqiptare të këtyre dy dekadave dhe deri në këtë çast.

Prandaj, nga ish-shtetet e Bllokut Socialist (komunist) rënia e diktaturës në vendet shqiptare në Ballkan solli pluralizmin politik që nuk u shfaq ashtu si do të duhej, pra si dukuri rivalitetesh konceptuale politike (ideologjike), por u pa si mundësi e një vazhdimësie të luftës së degraduar të klasave, si një shans i demokratëve te rishfaqur (arriviste, të shumtën konverite të rastit ose kthesës së ashpër historike), si mundësi definitive e tyre që në mënyrë pikërisht komuniste revolucionare ta përmbysin komunizmin.

Nga ana tjetër, komunistët, pluralizmin e kuptuan si një shans për hakmarrje definitive ndaj armiqve të “reinkarnuar” “borgjeze” “demokrate”, armiq të “vampirosur” “të klasës” proletare anacionale. Duhet me keqardhje dhe me guxim qytetar të pranojmë se vetëm shqiptarëve në Ballkan pluralizmi u solli madje edhe një luftë qytetare (revolucioni piramidal i vitit 1997). (2009)

/Përgatitur nga Shkëlzen Halimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close