Advertisements

Fjala e shkrimtarit-VISAR ZHITI: ËNDRRAT E DËNUAR ARRATISEN MË LEHTË

Jam i detyruar të përsërisë që edhe vetë jeta në vetvete si fëmijëria është e bukur, e shtrenjtë. Por mua shumë shpejt më bënë të qartë se nuk isha në kohën time e nuk më takonin shumë e shumë gjëra. Liri më pak nga të gjithë. Gëzimet, dashuria, poezia, etj., varen shumë nga liria. Ata që thonë të kundërtën, mashtrojnë ose duan të mbulojnë mëkatet e jetës së tyre. Teksa do të më gëzonte botimi i parë i një vjershe, do të më dëshpëronte thellë dënimi me burg për to. Edhe ëndrrat dënohen, por ato arratisen më lehtë se ne. Madje janë dhe pas nesh. E ku nuk kanë shkuar ëndrrat e mia? Tashmë ne banonim në Lushnjë familjarisht, kryeqyteti i dhimbjes, e quaj unë sipas një poeti, se aty ishin dhe të internuarit, aty përreth ishin artistë, piktorë, muzikantë, shkrimtarë, të ndaluar ishin të tillë. Njohja me të tillë ishte episod i bukur dhe i rrezikshëm. Të tilla i kam pasur bukuritë unë, të dënueshme. (2010)

/Përgatitur nga Shkëlzen Halimi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close