Advertisements

Fluks në rritje i turistëve në Apoloni

ATSH-Maela Marini/ Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga 4600 vizitorë këtë 3-mujor, nga 2835 që e kanë vizituar në 2018.

Në një prononcim për ATSH-në, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj shprehet se, “fluksi i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është në rritje”.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 kur Apoloninë e vizituan vetëm 2835 turistë, statistikat e këtij tremujori janë mjaft optimiste, duke shënuar edhe rritje të të ardhurave për këtë park.

“Gjatë këtij 3-mujori të parë kemi një fluks vizitorësh mbi 100% më shumë se ai i 2018-s.
Pra kemi 4600 vizitorë këtë 3-mujor nga 2835 që kemi pasur në 2018”, tha Durmishaj.

Turistët e huaj që vizitojnë këtë park, sipas saj, janë kryesisht francezë, italianë dhe gjermanë.

Duke folur për përgatitjet që janë bërë për pritjen e turistëve, Durmishaj tha se “gjatë kësaj periudhe përpara fillimit të sezonit turistik është përmirësuar gjithë infrastruktura e brendshme e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë”.

Kjo, tha ajo, duke krijuar shtigje të reja për vizitorët, tabela sinjalistike, hapjen e terreneve të reja për vizitorët familjarë që dëshirojnë të pushojnë në natyrë etj.

Po ashtu, Durmishaj tha se në vijimësi bëhet mirëmbajtja e gjithë monumente arkeologjike dhe po ashtu e Muzeut Arkeologjik.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close