Advertisements

Fryma jeme e e Hanës *Poezi

Paska hanë n’qiellin e errët. Edhe oksigjeni k’tu asht sa me marrë frymë.
N’këtë tokë, n’dritën e hanës paska dhe me ec, me rrugëtu. Veç mendjes krejt trupi asht mpi e mendja m’duket që ka humb n’veti, mu si unë.

Fryma m’asht ranu’ aq sa ma sjell n’mend me marrë frymë ma thellë që m’i ngopë mushkritë. Edhe shpirti m’ka mbetë k’shtu n’mall t’oksigjenit t’vetë, t’lumtunisë.
Kam edhe sy mjaftueshëm t’shëndoshë me pa rrugën kah eci, edhe at’ hanën lartë që e injoroj e bëj sikur s’du me pa.
Kontradikta n’konditat që vetes ia kam përcaktu.

Plot paradokse si dëshira t’zgjume n’gjumin e zemrës e t’mendjes ndonjeherë. Klithma t’mbytuna n’thellësi si mokra që dojnë me blu mendime pa fund. Kontradiktat janë ato që rrijnë zgjut’ natë e ditë, si mendimet e mia, si une vetë.

Flladi i ftohtë lehtë ledhaton gjithçka edhe duart e mia t’akullta. Sa qetësi dëgjohet prej k’tij stoli.
Njëjtë si unë si kjo natë jemi kaq t’qeta, e herë pas here na kaplojnë fllade t’ftohta t’dëshprimeve.

Unë kam oksigjen me frymu, e hana errësirë, ajo e ka qiellin, e unë tokë ku muj’ me ec’.
Pas pritjes t’hanës vjen dita, ama te unë kam frikë se pritja asht e pamjaftushme.

Hanë a e presim dritën bashkë, ti ik e unë bëhem dielli?- e pyes sikur nuk e di që s’mjafton pritja që t’gjej eliksirin e lumtunisë e shëndritjen.

/Lirie Halimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close