Advertisements

Fushata për legalizimin e armëve,e dështuar?

Fushata për legalizimin e armëve e nisur nga ministria e Punëve të Brendshme si duket nuk po tregon rezultat të pritshëm në zvogëlimin e armëve ilegale që ndodhen në duart e qytetarëve, ndonëse sipas kësaj ministrie në tre muajt e parë të fushatës kanë aplikuar mbi 400 persona.

Avni Islami njohës i çështjes së sigurisë në Kosovë thotë  se legalizimi i armëve si proces do ndikonte për rritje të sigurisë qytetare në Kosovë.

Pro Avniu  mendon se si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë qytetarët hezitojnë t’i legalizojnë armët e tyre, prandaj ai konsideron se fushata për legalizim të armëve nuk po jep rezultatet e pritura,duke shtuar se sipas tij :”Kjo fushatë nuk ka dhënë rezultatet e pritura”

në ministrinë e Punëve të Brendshme këtë kampanjë po e konsiderojnë si të suksesshme.

Shefi i Divizionit për Armë dhe Municion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa thotë se deri tani, leje finale për legalizim të armës askush nuk ka marr, por që 100 prej tyre kanë marr pëlqim nga MPB-ja.

Ai shprehet se fushata që ka nisur kjo ministri ka pasur efekt në vetëdijësimin e qytetarëve që armët e tyre t’i mbajnë me leje.

Mustafa:Për këta afër 3 muaj rreth 100 pëlqime i kemi lëshuar

“Ne po vlerësojmë që është një proces që është duke shkuar mirë, nuk është pa sukses , nuk janë pak armë 400 kemi ende edhe tre muaj  apo rreth 4  presim që të ngritet vetëdijësimi  i qytetarëve dhe me fushatat që kemi lansuar për njoftim të tyre rreth procedurave të legalizimit me pjesëmarrjen tonë nëpër këshillat komunal për siguri në bashkësi të cilat bëhet nga komunat…Leje finale që nënkupton kartelë për ta poseduar për 5 vite armën, ende nuk nuk ka marr askush, lejet paraprake që janë pëlqime i kemi lëshuar rreth 100 dhe ata që i kanë dërguar armët për kontrolle dhe verifikim në kompanitë i kanë marr armët , tani për tani i kanë në shtëpitë e tyre”, thotë ai.

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbi licencuar mbi 20 kompani që merren me trajnimin për përdorim të armës dhe që ky lloj shërbimi po kushton 100 euro.

Derisa në bazë të statistikave thuhet se në duart e qytetarëve të Kosovës ilegalisht janë mbi 200 mijë armë, njësitet e Policisë së  Kosovës vetëm në vitin 2018 kanë konfiskuar 1 mijë e 473 armë, derisa në dy mujorin e parë të këtij viti kanë konfiskuar 236 armë./rtklive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close