Advertisements

Gazetaria robotike, gjithnjë e më e pranishme në zyrat editoriale

ATSH-AFP/ – Në nëntor 2018, një robot i quajtur Tobi hartoi rreth 40.000 artikuj shtypi për rezultatet e zgjedhjeve në Zvicër për gjigantin mediatik ”Tamedia”. E gjithë kjo punë voluminoze në vetëm pesë minuta.

Tobi, një krijues automatik i tekstit shkruan për rezultatet e secilës prej 2 222 ndarjeve administrative të vendit, në gjuhën frënge dhe atë gjermane, sipas një analize të prezantuar muajin e kaluar në konferencën ”Computation + Journalism” në Majemi.

Ky lloj programi pjesë e inteligjencës artificiale i aksesueshëm prej gati 10 vitesh po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorshëm në mediat e mëdha.

”Ne konstatojmë se potenciali i inteligjencës artificiale ose gazetarisë robotike po pranohet gjithnjë e më shumë në zyrat editoriale në të gjithë botën”, konfirmon Damian Radcliffe, pedagog në Universitetin e Oregon.

”Këto sisteme mund të ofrojnë shpejtësi dhe saktësi dhe japin një ndihmëse të jashtëzakonshme në redaksitë më të vogla, si dhe presionit që u ushtrohet gazetarëve në aspektin kohor./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close