Advertisements

Inteligjenca artificiale parashikon vdekjet e parakohshme

ATSH – Inteligjenca artificiale ka mësuar të parashikojë vdekjet e parakohshme për shkak të sëmundjeve kronike te njerëzit e moshës së mesme, shkruan revista ”Plus One”, sipas studimeve të Universitetit të Notinghamit, pasi kishte studiuar të dhënat e gjysmë milion njerëzve të moshës 40-69 vjeç, të mbledhura në bankën e të dhënave biologjike, UK Biobank, midis viteve 2006 dhe 2010.

Sistemi ka treguar se është shumë i saktë në parashikimet e tij, madje edhe më mirë se ato të bëra nga ekspertë njerëzorë, veçanërisht në parashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Ne kemi zhvilluar një qasje gjithëpërfshirëse, duke përdorur faktorë demografikë, klinikë dhe të jetesës si frutat e përditshme, konsumi i perimeve dhe mishit e tjerë”, thotë koordinatori i studimit, Stephen Weng.

Një hartë e parashikimeve të bëra mbi vdekshmërinë e këtij grupi të njerëzve u mor dhe u verifikua me të dhënat nga Byroja Kombëtare Britanike e Statistikave në lidhje me vdekjet, tumoret dhe pranimet në spitale, dhe siç ndodhi në raste të tjera, kompjuteri e mundi njeriun.

Sipas studiuesve, inteligjenca artificiale në të ardhmen do të jetë thelbësore për zhvillimin e mjekësisë së personalizuar, por do të nevojiten studime të mëtejshme për të verifikuar dhe vërtetuar këto algoritme edhe në grupet e tjera të popullsisë, përpara se të përdoren si rutinë mjekësore.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close