Advertisements

Jua them miqësisht tërhiquni nga posti i presidentit

Prof. Dr. Hakif Bajrami

Kështu si jemi rreshtuar, për çdo ditë po humbim miq dhe po dëshmojmë se ende ka nevojë të grumbullojmë mend

Serbia si marionetë e Putinit ka shpallur se më 24 mars 2019 në Nish do të na i tregoi muskujt në një paradë ushtarake. Fare e natyrshme prej një shteti plot kriminelë dhe e mbushur me parti fashiste, në mënyrë që bota ta kuptojë, se kush po përgatitet për luftë dhe për ta kthyer sërish Kosovën në gërmadha. Ne jemi këtu

Dhe po t’i ndodhë Kosovës ndonjë gërvishtje ngacmuese lufte, edhe pse jam në moshë do ta marrë pozitën që e mora 1989-1999. Pra ke mendjen se je kah na dërgon kah lufta. E këtë jo vetëm unë, por askush në Kosovë nuk e do. Mos thuaj nesër nuk kam e ditur dhe kam qenë në lajthitje, sepse tash përfaqëson një shtet SERIOZ dhe lufta nuk bëhet në mënyrë GUERILE, por frontale. Mblidhi mendtë në kokë President, po jo vetëm Ti, por edhe partia që të nxitë tërthorazi.

Mjerisht në vend se të vetëkritikohesh, po vepron kundër. Ja shembulli eklatant: Thaçi shkon te Isa Mustafa për ta matur pulsin se si duhet të shkarkohet Qeveria e Ramush Haradinaj. E vërteta, duhet të thuhet edhe një realitet, se si një anëtar i koalicionit të Qeverisë ‘Haradinaj’ i sugjeron ministrat e vet që mos të frekuentojnë në zyrën e kryeministrit. Këtij qëndrimi së pari krekoseni JU se: ‘ne e propozuam taksën të parët’, e ‘tash ne e evitojmë taksën’. Kjo është një hipokrizi politike, prej së cilës Kosova pëson shumë, me të cilën tregohen xhepat e fryrë, e jo arritjet e autoritetit shtetëror të Kosovës, në të gjitha fushat ku ka nevojë.

Pse nuk e përdorini këtë argument superior për Kosovën?

E vërteta, qëllimi i Serbisë është që statusin e Kosovës ta kthejë në dykuptimësi lokale, pa e caktuar kahen ku dilet nga ‘autostrada’. Në fakt, edhe më hollësisht, protektoratin mbi bisedimet deri me tani e ka pasur Serbia, me fajin e palës inferiore shqiptare, e që e vërteton amputimi I fusnotës që simbolizon Rezolutën 1244 ku nuk përmendet Serbia askund, por një shtet që më nuk ekziston. Dhe, a ka KS OKB rezolutë që ia kthen kompetencat e Jugosllavisë Zhablakut, Serbisë së vojvodëve çetniko-komunist-JO. Pse nuk e përdorini këtë argument superior për Kosovën.

Serbia në atmosferën e takimeve publike e sekrete, po dominon sepse informatat disi kanë rrjedhur detajisht, është promovuar se aspiron territorin e Kosovës (maksimalizmin), ose një pjesë jo të vogël të saj, duke akuzuar palën e Kosovës se: “po vepron për ta krijuar Shqipërinë e madhe”.Pala shqiptare në anën tjetër, me fajin e vet pozicional triumfalist politik, shkencor dhe ‘faktik” ku ka hise edhe Tirana estradiste, ka dëshmuar inferiorisht se përmes Kosovës Republikë sovrane, aspiron hapësirë të identifikuar. Kaq ishte qëllimi i saj ‘hashimid’ deri më sot.

Në realitet, para të huajve Serbia diplomatike dhe politike çetniko-komuniste me 4500 oficerë të lartë kriminelë permanentë ka ekspozuar histori bizare dhe përrallave të saj u është besuar, sepse dituria e palës shqiptare ka qenë katastrofale, inferiore. Dhe këtë “ujk” vetë e kemi sjellë në torishtë, sepse roje kemi menduar, së pakut nga tërë elektorati i LDK-së ( e ai elektorat ishte 70 deri në 90% më 1989-1999), i bindur 100% se pavarësinë duhet ta ‘vërtetojnë’ fuqitë e huaja me fuqinë e tyre që disponojnë, pra vet jemi përjashtuar nga loja në Rambuje, ku kemi marrë në thua. Prandaj, edhe sot kemi prirje se na kanë themeluar shtetin të tjerët, na kanë çliruar të tjerët, e gjepura tjera sekundare, pa ia dëshmuar vetit vlerën e armës dhe diturisë kolektive kombëtare. Për këtë vetëm duhet një llogari e thjeshtë se sa para Republika e Kosovës i investon në Akademi, e çka i sjell ajo këtij shteti deri më sot dihet.

Me këtë, më së shumti, jo vetëm dje e sot, po nuk ka shans që edhe nesër, mos ta evitojmë nga koka, se faktorizimin shtetëror na e kanë bërë të tjerët-JO faktorizimi është rezultat i faktorit të brendshëm. Me këtë logjikë prej robit, se gjithmonë të huajt na kanë çliruar duhet të shkëputemi, po e harruar ndihmën e NATO-S dhe sidomos SHBA-ve. Por, në anën tjetër, ne po dëshmojmë se edhe të huajt nuk paskan pasur kujt t`i ndihmojnë. Kjo qyqari, mos harroni, se më së shumti ka rënduar mbi një kolos që quhet Baca Adem Dema, për një gjysmë shekulli. Unë këtë fakt e di më mire se çdo shqiptar.

Zaten, atë edhe pas daljes nga burgu, e kanë luftuar dhe denigruar, duke kontaktuar me Dinzbira e Hollbruka, Kuka e Badinterë të shumtë, se ne jemi paqësor, se de duam një pozitë në pushtet, por jo sovranitet të plotë. Deri më sot (12 III/019) numri i kërkesave serbe ka arritur në 22, pasi që pala shqiptare e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e Republikës Kosovës. Tash numri i kërkesave serbiane është ngritur në 23 me faktin se Platformën e aprovuar në Parlament me asnjë çmim nuk e duan. Këtu qëndron loja e ujkut dhe qengjit, Serbia ka dëshirë që pala e Kosovës të shkojë me duar në xhepa, në çdo takim. Mos hezitoni politikanë shqiptarë, vetëm puna ekipore u sjellë drejtësi dhe fitore të reja.

Të përfundojmë, deri me tash Serbia i kishte dy kushte për t`i rifilluar bisedimet: asociacionin e komunave, përmes së cilës synonte një republikë Brenda Republikës për ta mbajtur Kosovën në maje të thikës; e kishte kushtin e dytë korrigjimin e kufijve, përmes të cilit “argument”, synon të hapë luftë me Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e deri aty që ta synojë si më 1921 Shën Gjinin. Tani Beogradi ka shpallur me kërkesë të Bolltonit, Mogerinit, Hanin etj se Platforma e Kosovës, për bisedime me Serbinë, është kusht i kushteve që Kuvendi i Kosovës ta defaktorizojë, ta abortojë. E meqë kjo nuk do të ndodhë kurrë, zotëri president Hashim Thaçi, nuk është vonë të largohesh nga zejtaria e Sorosit, Vuçiqit, Ramës, Lulit, Daçiqit e mentorit te të gjithëve V. Ptinit. Fundi i fundit: S`janë jo të huajt që e shpëtojnë shqiptarinë, janë shqiptarët e askush tjetër, e mbani në mend se është fjalë e vjetër.

E kur t` i shtohet këtij fakti se SHBA (sidomos ushtarakët e lartë) dhe Gjermania janë për Kosovën në kufijtë që është shpallur Republikë sovrane, atëherë popullit kemi çka t` i tregojmë, se jemi më të sigurt se kurrë më parë, por që ‘sëpata’ politikanëve tanë duhet t’u presë në një vend. Lidhur me këtë Bac Adem Dema na mësonte: “Nuk ka rendësi a na ndihmon Lindja apo perëndimi. Lufta jonë do të jetë e gjatë, por mbi të gjitha do të jetë e drejtë dhe përmes saj ne do ta bindim botën se e meritojmë, Republikën dhe bashkimin. Në front shqiptarë, për dituri dhe demokraci të dëlirë. Pastaj tërë botën e civilizuar e kemi pas. Kështu si jemi rreshtuar, për çdo ditë po humbim miq dhe po dëshmojmë se ende ka nevojë të grumbullojmë mend.

Serbia si marionetë e Putinit ka shpallur se më 24 mars 2019 në Nish do të na i tregoi muskujt në një paradë ushtarake. Fare e natyrshme prej një shteti plot kriminelë dhe e mbushur me parti fashiste, në mënyrë që bota ta kuptojë, se kush po përgatitet për luftë dhe për ta kthyer sërish Kosovën në gërmadha. Ne jemi këtu. Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë Kosove, ashtu si na ka mësuar Bac Adem Dema dhe Adem Jashari Legjendari, kuptohet me miq shumë, por edhe të sinqertë mbi të gjitha. Po pas dhjetë vitesh Serbia do të rreshtohet kundër Rusisë, por në secilin variant, politika e Naçertanisë më nuk i sjell përfitime territoriale, por vuajtje, mjerim e urrejtje nga bota e civilizuar.

 

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close