Advertisements

KANALI I PANAMASË DHE ULLUQET E GAZETARISË

nga Ilir Seci

Baton Haxhiu ma në fund arrin binjakëzimin e Kanalit të Panamasë me Kanalin Vjosë-Levan-Fier…Mbas shumë perpjekjesh dhe manevrimesh të shkelqyera diplomatike, Baton Haxhiu ma në fund ia doli me e thellue deri në binjakëzim miqesine mes dy kanaleve.

Nuk ishte nismë e lehtë kjo..Aspak. Për me e thellue miqësinë deri në binjakezim në këtë nismë u desh me u përfshi katër ekspertet ma te mire të Ulluqeve të Gazetarise Shqiptare.
Ne fillim ngjante e pa shprese kjo ndërmarrje sepse ata vertetë ishin eksperte ulluqesh, por asnjihere nuk i kishin matur forcat në nivel kanalesh. Kanalizimi ishte sfide e re per ta dhe ata iu perveshen asaj sfide pa marre parasysh vështirësitë dhe rreziqet. Iu perveshen me shpirt sakrifice…sakrifica sepse siç shihet nga fotoja ata shkuan drejt sfides pa pranine e delikatesës femnore që zakonisht zbukuron pushimet. Por ata nuk shkuen atje per pushime, shkuen për thellimin e miqësisë mes kanaleve…

Ata ishin katër… Batoni ideatori i binjakëzimit, Zamiri me qesen në dorë, i gatshem me pague kudo, Blendi që u kall datën berberëve sepse u kujton falimentimin dhe Beni që ecën me bateritë që ia karikojnë… Katër që pozojnë tok krenarë, krenarë dhe të krekosun sikur me e pasë hapë ata vetë kanalin e Panamasë. Ndoshta hapë jo por thellue të paktën po…e thelluen edhe kanalin e Panamase ashtu si thelluen ulluqet e gazetarisë, meritë që s’mundet me ua humbë kush, sado të mundohen…

Ne fakt gjykue nga ngjyra e pantallonave, Blendi Fevziut ngjan sikur ka thellue kanal ma shume se tre tjeret…ngjan sikur ka marrë ma shume tituj “Sulmues” teksa djersët i kullonin çurg në ulluk…ashtu si mësonte Partia në aksione, ashtu si ishte edhe parimi – “Me djersë dhe gjak.”

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close