Advertisements

Komisioni për Arsim kërkon kompensimin e orëve të humbura

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar kompensimi i orëve të humbura nga greva e mësimdhënëseve.

Me këtë rast, nga ana e këtij komisioni është kërkuar se pavarësisht shpjegimeve, orët duhet të kompensohen dhe se duhet t’i jepet kohë sindikatës 1 javë që të ulet dhe të merr vendim për vazhdimin e mësimit dhe të shtunën e ardhshme të fillojë mësimi.

Këtë kërkesë e ka mbështetur ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke theksuar se në rast të mos respektimit të vendimit për kompensim do të merren të gjitha masat ligjore.

Kurse, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, fillimisht u shpreh i vendosur se kompensimi i orëve nuk do të ndodhë.  Mirëpo, pastaj kërkoi që ministri të tërheq vendimin e tij, dhe pas diskutimeve në Këshill Drejtues të dakordohen të gjithë mësimdhënësit që në mënyrë humane dhe morale të merret vendimi a do të zëvendësohen orët.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Shyqyri Bytyqi tha se

kanë bërë gjithçka që greva mos të zgjasë, mirëpo nuk ka qenë në dorën e tyre që të rrisin koeficientet.

Sipas tij, mbas diskutimeve me të gjitha palët, kanë arritur të gjejnë modalitete që të kompensohen orët e humbura në formën që e kanë paraqitur në publik.

“Forma e shpërndarë, pesë ditë në vikende, pesë ditë në pushim pranveror dhe pesë ditë mbas përfundimit të mësimit ka qenë zgjidhja më e mirë, ne besojmë që është vendim i mirë”, tha ministri.

Ministri Bytyqi tha se ky vendim duhet të zbatohet dhe se në bazë të diskutimeve me gjithë drejtorët e DKA-së në të gjitha komunat kanë hasur në mirëkuptim se orët do të kompensohen.

Kurse, për gjithë ata që nuk e respektojnë këtë vendim tha se do të merret masat përkatëse.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari pati kritika ndaj anëtarëve të komisionit, sipas tij me anë të asaj që po kërkohet po mundohen të zbehin rolin e grevave.

Siç thotë Jashari, ligji i grevave tregon çka është greva, ai nuk parasheh që të kompensohen orët që kanë ndodhur gjatë grevave.

Mirëpo, përkundër deklaratave në fillim, kryetari i SBASHK, Rrahaman Jashari, kërkoi që fillimisht ministri të tërheq vendimin e tij dhe pastaj të thirret Këshilli Drejtues dhe në mënyrë morale dhe humane mësimdhënësit të vendosen që të kompensohen orët.

Kurse, ministri Bytyqi tha se vendimi është ligjor dhe në mënyrë vullnetare, ai kërkoi që SBASHK-u të deklarohet, e përkrah apo jo kompensimin e orëve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close