Advertisements

Kosovë-Për një vit,400 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik

Janë 15 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2019. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore.

Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Për të rritur sigurinë, si dhe disiplinuar shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, nga 1 janari i vitit të kaluar janë ashpërsuar gjobat për kundërvajtësit.

Prej hyrjes në fuqi të masave të reja ndëshkuese, Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 463 mijë tiketa për shkelësit e ligjit në trafikun rrugor. Prej tyre, 63 mijë vetëm në dymujorin e parë të këtij viti, ndërsa 400 mijë të tjera gjatë vitit 2018.

Kjo edhe përkundër se Policia e Kosovës ka shpërndarë 10 mijë tiketa më shumë sesa në dy muajt e parë të vitit të kaluar (53 mijë e 182).

Në periudhën 1 janar – 10 mars 2019, Policia, po ashtu, ka konfiskuar mbi 1300 patentë shoferë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Numri i përgjithshëm i patentë shoferëve valid në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është 692 mijë e 471. Në një llogaritje me të dhënat e vitit të kaluar, i bie që mesatarisht gati 3 në 5 shoferë janë gjobitur nga një herë brenda vitit./rel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close