Advertisements

KUR HISTORINË E MËSONIM NGA NJË AUTOR RUS

Arsimimi i shqiptarëve që, pas Luftës së Dytë Botërore, ngelën të jetojnë në kuadër të ish Jugosllavisë, kaloi nëpër shumë peripeci, edhe përkundër faktit se entuziazmi dhe dëshira për dituri nuk mungoi asnjëherë. Por, pavarësisht përrallave për barazi dhe drejtësi, për qarqet e ndryshme shoviniste sllave, shqiptari i mirë ishte ai që nuk dinte shkrim e lexim dhe që nuk e njihte vetveten (historinë e vet). Megjithatë, përpjekjet për t’u pajisur me dituri nuk munguan, ndonëse jo në një intensitet normal.

Në vitin 1952, përgatitur nga “Komisjoni pedagogjik” dhe me “Lejen e Këshillit për arsim e kulturë të Krahinës Autonome të Kosovë-Metohis, nr. 35688, datë 18. VII. 1951”, u botua libri me titull HITORIJA E KËHËS SË RE nga autori rus, A.V.Efimov. Nga përmbajtja mësojmë se në këtë libër u trajtuan temat që ndërlidheshin me Europën dhe Amerikën Veriore në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, revolucionet në Francë, Itali, Gjermani, Amerikë, Japoni, pastaj për bashkimin e Italisë, Gjermanisë dhe krijimin e shtetit të Rumanisë etj. Duke pasur parasysh kohën e botimit, përmbajtja e këtij libri megjithatë mund të konsiderohet si mjaft e pasur. Ky libër, botim i Shtëpisë Botuese Krahinore, “Mustafa Bakija”, u shtyp (3000 ekzemplarë) në Shtypshkronjën “Rad” të Beogradit në vitin 1952. Redaktor i botimit ishte Sulejman Drini, korrektor Adem Bllaca, kurse redaktor teknik Dragica Shestanov./

/Përgatitur nga Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close