Advertisements

LDK, për shërbim të obligueshëm ushtarak

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Këshilli i Ekspertëve i LDK-së, në punëtorinë dyditore për Programin Qeverisës të LDK-së për qeverinë në ardhje, në fushën e mbrojtjes nacionale, ka vlerësuar që shërbimi ushtarak në Kosovë të jetë i obligueshëm, sipas modelit të vendeve të vogla si Zvicra dhe vendeve të tjera.

Hoti ka theksuar se një masë e tillë do të garantonte mbrojtje efektive nacionale, do të rriste aftësitë fizike e profesionale të rinisë si dhe Ushtrisë së Kosovës do t’ia mundësonte të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO.

“Kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO. Për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje”, ka shkruar Hoti.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se kjo është njëra nga masat kryesore të Programit Qeverisës të LDK-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë nacionale, sipas modelit dhe qasjes proaktive të zbatuar tashmë në vendet më të avancuara të botës.

“Programi i LDK-së do t’i maksimizojë përparësitë dhe mundësitë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, është shprehur Hoti.

“Procesi i përgatitjes të programit të ri të LDK-së do të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të të gjithë ekspertëve në LDK-në që kanë dhënë kontribut për tri dekada në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të përfshijë ekspertizën e kuadrove më të mirë që ka Kosova”, përfundoi ai./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close