Advertisements

LVV -Dega Gjilan:Gratë aktiviste të këtij subjekti ,vizitë përkrahese Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”.

Gratë aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, sot vizituan Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”. Më një pako ushqimore simbolike dhe me nga një lule për gratë që po strehohen në këtë qendër, aktivistet e Lëvizjes bënë vizitënn e tyre duke thënë se gruan duhet uruar cdo ditë dhe jo vetëm në festa të caktuara.

Udhëheqësja e sekretariatit të gruas në Gjilan Arijeta Rexhepi, tha se gruaja është themeli i familjes, i shoqërisë dhe i shtetit, prandaj ne duhet ta duam dhe mbrojmë atë cdo ditë të vitit dhe jo vetëm në festat e caktuara.

“Ne si gra të Lëvizjes, kemi shprehur gadishmërinë për të vizituar këtë qendër sot, njëkohësisht për tu njohur edhe nga afër me sfidat, për të cilat jemi në dijeni që i keni dhe lobojmë vazhdimisht që ato të mos jenë pengesë e punës tuaj. Ju falenderojmë për punën që bëni më gratë që kanë fatin të jenë viktima të dhunës që ushtrohet mbi to, ndërsa urojmë që numri i rasteve të tilla të shkojë vazhdimisht duke rënë, e jo të ndodhë e kundërta, sepse pastaj po bëhet dukuri shqetësuese në përgjithësi, e në vecanti për ne gratë”, tha Rexhepi.

Gratë e Lëvizjes u pritën nga drejtoresha e kësaj qendre Nazife Jonuzi si dhe gratë e tjera që punojnë këtu, të cilat na njoftuan për kushtet mbi të cilat funksionon dhe drejton punët e saj kjo qendër.

“Puna që e bëjmë ne stafi i kësaj qendre është mjaft e vështirë, sepse kemi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të vështirat, me të cilat lidhemi edhe ne emocionalisht dhe bashkë me ato gra e përjetojmë rëndë. Gratë e dhunës fizike, janë një kategori e shoqërisë sonë, e cila do të duhej të trajtohej me prioritet, por fatkeqësisht na mungon përkrahja institucionale në nivel vendi dhe gjithmonnë hasim në vështirësi”, ka thnënë Jonuzi.

Ndërkohë, që gratë kanë bashkëbiseduar për shumcka tjetër lidhur me qendrën, kanë rënë dakord që kjo dukuri duhet luftuar cdo ditë të jetës sonë, sepse cdo ditë diku ushtrohet dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close