Advertisements

Macalister,paralajmëron kyqjen e Rusisë në procesin e dialogut Kosovë -Serbi!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David Macalister, përveç se tha se BE ka ndërmend të mbetet ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,ai paralajmëroi një hap i cili do të mund të nërmerrej gjatë këtij procesi e i cili në asnjë mënyrë nuk është i favorshëm për Kosovën dhe aleatët.

Ai tha se “do të kishte kuptim që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të jenë të kyqura në debatin politik për këtë qeshtje”

“Ka kuptim për që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Amerika, të përfshihen në një debat politik se si të ecet përpara në dialog. Kjo ka qenë gjithmonë një politikë e BE dhe ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë këtë çështje me fuqitë e tjera jashtë BE-së”, tha Makalister .

Pas njoftimit të shefit të politikës së jashtme të BE, Federica Mogerini se roli i Këshillit të Sigurimit të OKB do të jetë “vendimtar” në finalizimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, Makalister vëren se BE deri tani ka qenë një ndërmjetës në dialog dhe është gati të vazhdojë punën.
Sipas tij, është thelbësore që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

“Ajo që ne duam të shohim në fund është një zgjidhje e zbatueshme që është e pranueshme për të dyja palët,” përsëriti David McAlister.
Pra ,kërkesat e Serbisë por edhe të rusisë që në proces të kyqen edhe fuqi mbështetëse të Serbisë,po futet përmes dyerve anësore ,nëpër të çarat që u krijuan që nga pranimi i raoportit të Dick Martit ,si dhe bashkëpunimi i pakusht i politikës sonë në të gjitha projektet që vinin nga jashte!/Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close