Advertisements

Ministria Shqiptare e Kulturës propozon tre objekte të trashëgimisë kulturore

ATSH/ – Ministria e Kulturës, Elva Margariti falenderoi pjesëmarrësit në Samitin e Diasporës për idetë, sugjerimet dhe shkëmbimin e eksperiencave, ndërsa angazhohet të vazhdojë komunikimin.

Gjatë ditëve të Samitit, Ministria e Kulturës propozoi tri nga objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore, që kërkojnë mbështetjen e diasporës, si për ristrukturimin ashtu edhe rijetëzimin.
“Shtëpia e Abatit” ose selia e shoqërisë “Bashkimi”, tashmë e rrënuar, e cila është selia e shoqërisë kulturore e atdhetare “Bashkimi”, falë së cilës gëzojmë sot alfabetin e gjuhës shqipe.
Kjo shoqëri, themeluar prej Dom Preng Doçit, mban gjurmët e emrave të shquar si: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, etj. Është një objekt unikal përsa i përket historisë.

“Muzeu Kombëtar i Arsimit” në Korçë mbetet një tjetër objekt i rëndësisë së veçantë, që rrëfen rrugëtimin e arsimit kombëtar shqiptar në të gjithë epokat.
Kalaja në Kepin e Rodonit, apo thënë ndryshe Kalaja e Skënderbeut, një mrekulli e trashëgimisë sonë kulturore, vendi ku legjendat flasin se Skënderbeu kthehej pas betejave të mëdha.
Modelet e suksesshme tregojnë për mundësitë e investimeve në trashëgiminë kulturore shqiptare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close