Advertisements

Ne 38 vjetorin e demonstratave 1981/KUR KOMUNISTËT FADIL HOXHA, XHAVIT NIMANI, MAHMUT BAKALLI DHE AZEM VLLASI, DEMONSTRATAT E PRANVERËS 1981 I VLERËSUAN: “ARMIQËSORE”, “IRREDENTISTE” DHE “KUNDËRREVOLUCIONARE”!

SHERADIN BERISHA

Siç e dimë nga librat shkollorë por edhe nga praktika jetësore e kohës, parimet themelore të PKJ’së (më vonë LKJ’së) u ndërtuan mbi bazën e “fryteve të revolucionit jugosllavë, të vëllazërim – bashkimit, e të besnikërisë ndaj Jugosllavisë së AVNOJ’it, që u quajt RSFJ. Dhe mbi këto parime u ndërtua i gjithë sistemi politikë e shoqëror edhe në Kosovë.

Udhëheqja jugosllave në krye me Titon, gjatë viteve të regjimit komunist, (nga paslufta e dytë botërore e tutje), kishte investuar shumë për krijimin e një “klase” të dëgjueshme shqiptare, për më tepër të krijojë një kategori monstrumësh politikë, të cilët, gjatë viteve u shndërruan në një oligarki të dëgjueshme dhe të dresuar mirë, me anën të të cilëve do të arrinte realizimin e qëllimeve të veta antishqiptare në Kosovë.

Dhe kjo klasë politike përbëhej nga: Fadil Hoxha, Ali Shukria, Mehmet Hoxha, Veli Deva, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Kaqusha Jashari, e shumë e shumë të tjerë.
***
Pas demonstratave të parnverës 1981, kjo klikë politike në vend se të përkrahin kërkesat e drejta të studentëve, u vunë në shërbim të realizimit të platformave anishqiptare!

Sa për ilustrim, në 38 vjetorin e demonstratave gjithëpopullore të pranverës 1981, ju sjellë fjalimet e Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Mahmut Bakallit dhe të Azem Vllasit, të mbajtur para organeve partiake në Prishtinë. Këto fjalime janë botuar në shtypin e kohës “Rilindja”, Jedinstvo”, “Borba”, “politika” etj., si dhe janë transmetuar drejtpërsëdrejti nga stacionet e RTV të Jugosllavisë, e edhe nga RTP’ja. Në fillim të viteve ’90’të këto fjalime i ka ribotuar revista studentore “Bota e re”.
***
FJALA E FADIL HOXHËS PARA AKTIVIT POLITIK TË PRISHTINËS, MË 3 PRILL 1981
FADIL HOXHA: “DEMONSTRATAT QENË ORIENTUAR NË RADHË TË PARË KUNDËR POPULLIT SHQIPTAR”
Fadil Hoxha, në fjalimin e mbajtur me 3 prill 1981, para aktivit politik të LK të Prishtinës, përveç tjerash, përdori një fjalorë ofendues kundër demonstruesve, duke i quajtur ata si:
– “Plehu i Kosovës”,
– “Bira e minit 300 grosh”,
– “Hajna të Kosovës”,
– “Fëlliqësira të Kosovës”, etj.
Fjalimi i Fadil Hoxhës u botua në shtypin e kohës si dhe u transmetua drejtpërsëdrejti nga të gjitha stacionet e RTV të Jugosllavisë!!!
***
DEKLARATA E XHAVIT NIMANIT, KRYETAR I KRYESISË SË ‘KSAK’
XHAVIT NIMANI: “KUNDËR VEPRIMTARISË ARMIQËSORE DO TË NDËRMARRIM TË GJITHA MASAT”
***
NGA FJALA E AZEM VLLASIT ANËTAR I KRYESISË SË LSPP TË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 13 PRILL 1981
AZEM VLLASI: “ESKALACION I VEPRIMTARISË KUNDËRREVOLUCIONARE”
***
MAHMUT BAKALLI NË MBLEDHJEN E KOMITETIT KRAHINOR TË LK TË KOSOVËS, MË 7 PRILL 1981
MAHMUT BAKALLI: “PARULLA “KOSOVA REPUBLIKË” NË ESENCË FSHEH NË VETVETE ASPIRATAT IRREDENTISTE DHE ARMIQËSORE…”
***
Lexoni faksimilet e shtypit:

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close