Advertisements

Në Ditën ndërkombëtare ,konsumatori kosovar më i mashtruar se asnjherë më parë

Në Ditën Ndërkombëtare e Konsumatorit 15 marsi që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Konsumarori kosovar është i mashtruar dhe i pambrojtur në të gjithë sektorët .

Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme mbrojtjen e konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa tashmë ka edhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Megjithatë, Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.

Ankesat që janë paraqitur, edhe nga raportimet e mëhershme, janë nga të gjitha sektorët, duke bërë që qytetarët të jenë të pakënaqur me shërbimet apo produktet që ju ofrojnë.

Ankesat më të shpeshta thuhet të jenë për çmimet, cilësia e dobët e produkteve apo shërbimeve, afati i përdorimit, etj.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, shënohet çdo 15 mars, pasi në këtë datë në vitin 1962 presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close