Advertisements

Për gjashtë muaj kishte 46 mijë raste me grip në Kosovë

Gjendja alarmante e gripit sezonal në Kosovë ka kaluar.Në javët e para të muajit mars ka pasur rënie të dukshme të këtij virusi, kurse në javët e ardhshme pritet që gjendja të jetë nën pragun minimal të të sëmurëve me influencën A.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se brenda gjashtë muajve, mbi 46 mijë persona në tërë Kosovën kanë qenë të prekur me grip.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha për media se në dy javët e fundit ka rënie të sëmundjes së gripit dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të ulet dhe më tepër.

Sipas tij, deri më tani janë rreth 25 të trajtuar ku katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Për këta të fundit, Ramadani thotë se janë duke u trajtuar me gjitha preparatet e nevojshme.

Për drejtorin e Klinikës Infektive gjatë kësaj periudhe të fillim vitit rreth 200 të sëmurë janë ndalur për mjekim, kurse rreth 550 tjerë kanë marrë vetëm shërbime.

Të gjithë këta, siç thotë Ramadani nuk kanë qenë të vaksinuar dhe për këtë arsye gripi ka pasur ndikim më të madh tek ata.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike , nga 1 tetori deri më 19 mars janë shënuar gjithsej  46 mijë e 373 raste të dyshimta me grip.

Mes tjerash, pavarësisht kësaj, Instituti iu rekomandon gjithë qytetarëve që të kenë akoma kujdes dhe të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, si dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close