Advertisements

Përderisa SBASHK-u, ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura,MASHT insiston të zbatohet vendimi për zëvendësimin e tyre!

“SBASHK njofton prindërit, nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë”, ka thënë SBASHK në një komunikatë.

Përderisa  Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, ka thënë se i  bënë thirrje SBASHK-ut që të respektohet vendimi i Ministrisë që të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës.

Geci tha këto orë duhet të zëvendësohen pasi fëmijët janë ata të cilët kanë humbur më së shumti.

“Vendimi mbetet në fuqi. Orët duhet të zëvendësohen”.

“Formula e gjetur nga MASHT ka qenë një nga mundësitë më të mira për zëvendësimin e orëve të humbura”.

“Ne do kërkojmë nga Drejtoritë Komunale që janë përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Ministrisë që të zbatojnë vendimin e marrë nga MASHT”

“Kemi pasur takim me të gjithë drejtorët dy ditë para marrjes se vendimit, dhe ata kane shprehur gatishmëri për zbatimin vendimit të Ministrisë. Presim që të raportojnë për procesin”, tha Geci

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close