Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

PËRGJUMJE #Poezi

Shkëlzen HALIMI

Buzëmbrëmja kotej në gjumin e rëndë
Një dritë e zbehtë kall frikën e vjedhësit të ëndrrave
Që netëve pa hënë rri skutave të fatit
Duke pritur të lidhet terri me dritën

Asnjë klithmë nuk e zgjon natën e përgjumur
As yllin polar që ndriçon ngricat në veriun e acartë
Të shpirtit tim

Më mungon gjumi, dhembja jote që varet në telat
E rrugicave të errëta

Më mungon dora jote
që do t’më nxjerrë tej sokakut të ngushtë
Që më ndrydhë para fateve të harlisura

Rrahjet e krahëve të korbit
m’i zgjojnë netët e fjetura
Në ëndrrat e lodhura
që s’bien në kurthin e vjedhësit

Me hejbet e mbushur plot pritje
Marr rrugën e mallëngjimit, ankthin
Dhe ditët që u ikin kujtimeve të zhdukura

Kënga e qyqes i bën vend frikës,
psherëtimave
Dhe mbyllet libri i pashkruar
që është motiv i vdekur
I piktorit të pikëllimit

Oh, kur gjumin ma trishtoi ankthi,
ika në heshtjen e natës
Në vendlindje e braktisa fëmijërinë
bashkë me shtratin e lagur me lot

Asnjë klithmë nuk e zgjon natën e përgjumur
Kam përqafuar lodhjen, tradhtinë e gjymtyrëve
Dënes melodia në frymëzimin që pikturon mallin
Me ngjyrat e errësirës

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close