Advertisements

RRETH PREJARDHJES SË FJALËS SHERVETË/SHËRVETË

Kjo fjalë, gati e zhdukur, shenjonte në të folmen e krahinës së Gallapit një lloj shamie me ngjyra (kryesisht e kuqe dhe e verdhë) prej lini ose prej pambuku, e cila përdorej kryesisht nga burrat si mbështjellëse e kresë dhe si mbajtëse e ushqimit e mbështjellur për shoke/beli.

Përsa i bie prejardhjes, unë kujtoj se sherveta/shërveta e Gallapit nuk mund të ndahet lehtë nga fjala rumune şervet shm.-e, „pecetë, servietë”, şervet de masă „mbulojë tavoline, tryeze” sadoqë fjala e shqipes nuk i ka kuptimet që ndeshen në rumanishten moderne.

Kjo mospërputhje kuptimore, kështu kujtoj unë, mund të sqarohet me paravendimin që shqipja e ka ruajtur kuptimin e kryehershëm të fjalës fjalë latine-ballkanike e hyrë në shqipen nga romanët ballkanikë, përkatësisht nga vllehët me të cilët shqiptarët e Dardanisë bashkëjetuan deri në shek. XV, përkatësisht deri në asimilimin/shqiptarizimin e mundshëm definitiv të vllehëve./Skender Gashi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close