Advertisements

Shqipëria e 34-ta në renditjen e UEFA-së

ATSH-AA/ – Liga e Kampionëve dhe Liga Europa të organizaura nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), përveç që janë dy garat më prestigjioze futbollistike në Europë, lirisht mund të themi se kanë epitetin e nëjtë edhe në nivel botëror, duke marrë parasysh yjet e futbollit që marrin pjesë në këto gara. Secila fitore dhe secili barazim sjellin pikë të caktuara të cilat janë të rëndësishme për renditjen përfundimtare të federatave kombëtare, duke i dhënë mundësinë një numri më të madh të klubeve të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Europa të UEFA-s.

UEFA, e cila numëron 55 anëtare, krahas renditjes së klubeve kombëtare bën edhe listën e renditjes së klubeve europiane në bazë të suksesit të treguar në garat të cilat i organizon federata.

Në saj tëperformancës së arritur nga klubet shqiptare, Shqipëria është në pozicionin e 36-të me 7 500 pikë, ku në rajon qëndron pas Maqedonisë së Veriut që është në vend të 36-të me 8 000 pikë dhe para Kosovës (53), Bsonje Hercegovinës (40) dhe Malit të Zi (49).

Në Ballkan, pozicionin më të mirë ka Greqia në vendin e 14-të, Kroacia në vendin e 15-të, Serbia në vendin e 19-të, Bullgaria në vendin e 28-të dhe Sllovenia në vendin e 31-të.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close