Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Shqipëria sërish pjesë e panairit të librit,“Leipzig liest“

ATSH/ Nën moton “Lajpcigu lexon“ ka hapur dyert Panairi i Librit në Lajpcig. Kosova prezantohet për herë të parë si shtet, kurse Shqipëria kërkon të zgjerojë më shumë kufijtë letrarë drejt perëndimit.

Shqipëria në Lajpcig – ndërkohë është kthyer në traditë. Në bashkëpunim me rrjetin gjerman të përkthimit “Traduki”, autorët shqiptarë ka vite që jo vetëm prezantojnë veprat e tyre, shkëmbejnë e krijojnë kontakte të reja, ata marrin pjesë edhe në debatin kulturor ballkanik në podiumet e organizuara posaҫërisht për këtë në stendën e “Tradukit”.

Këtë vit Ministria e Kulturës kishte sjellë dy autorë të rinj, Saimir Muzhakën dhe Lisandri Kolën që të ishin pjesë e diskutimit në Lajpcig. Fokusi këtë vit ishte drejtuar tek autorët e nderuar me ҫmime, portrete në përmasa të mëdha të këtyre autorëve kishin përkufizuar stendën e Shqipërisë.

Pranvera është stina e librit në Lajpcig. 82.000 vizitorë brenda dy ditësh, 2500 botues dhe më shumë se 3.600 autorë. Me këto shifra mund të mburret Panairi i Lajpcigut (Leipziger Buchmesse), festa e dytë më e madhe e librit në Gjermani. Ditët e panairit (21-24 Mars) nuk janë vetëm ditë të takimeve të botuesve apo nënshkrime kontratash. Panairi i Lajpcigut njihet si një pikëtakim i rëndësishëm i autorëve me lexuesit. Nën moton „Lajpcigu lexon” organizohen qindra lexime autoriale dhe diskutime të drejtpërdrejta të autorëve me lexuesit e tyre.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close