Advertisements

Shtetet e Bashkuara,BE dhe Kanada i vendosin sankcione të reja Rusisë

Sot,Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian zgjeruan sanksionet ndaj Rusisë, të cilat u aplikuan për shkak të situatës në Ukrainë, në përgjigje të incidentit në ngushticën e kerçkos .

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja ndërmoren veprime të koordinuara si përgjigje ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila vazhdon, duke zbatuar sanksione për personat që kanë organizuar sulm të pa justifikuar në tri uzina ushtarake ukrainase në rajonin e Kerçkës më 25 korrik 2018” , tha përfaqësuesi i departamentit të Shtetit Robert Paladino.

Në njotimin e Ministrisë së Financave thuhet se në listen e zgjeruar u gjenden gjashtë persona fizikë dhe 8 kompani, të cilat janë të lidhura me krizën në ukrainën.
Sanksionet iu vendosen zëvendës-shefit të Shërbimit Kufitar të Rusisë Genadi Medvedev, shefit të Drejtorisë Kufitare e Shërbimit të Sigurimit Federal të Krime dhe Sevastopol Sergei Stankevich dhe zëvendësit të tij Andrei Senin, si dhe Shefit të Shtabit të pikës së kontrollit administrativ FSB në Krime dhe Sevastopol Ruslan Romaskina.

Lista e kompanive të cilat janë të sanksionuara janë Okeanpribor, Instituti Zelenodolk, kantjerin Yaroslav dhe ndërmarrjet individuale të Krimesë.

Kanadaja ka prezantuar sanksione të reja kundër 114 rusëve dhe 15 kompanive ruse për shkak të incidentit në ngushticën Kerck ,njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të atij vendi. Në mesin e personave kundër të cilëve ata vendosen sanksione të reja është dhe drejtori i “Rosneft” Igor Sechin.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close