Advertisements

Situatë para një konflikti të ri të armatosur ,Kosovë-Serbi?!

Pas një periudhe të një propagande kinse paqesore të cilën e proklamonin nga qeveria e Serbisë dhe mediat serbe ,këtyre ditëve ka ndryshuar ky kurs dhe po flitet hapur për mundësinë e një konflikti të ri.

Prsidenti i Serbisë ,Vuçiq por edhe oponent të qeverisë së Serbisë si ,Gjuriq ,pas miratimit të Platformes për dialogun nga Kuvendi i Kosovës,nuk kanë lëshuar rastin për të thënë një fjalë/fjali aspak të pa rrezikshme se kinse me këtë Kosova i paskësh “shpallur luftë jo-formale ,Serbisë”
Jo vetëm,edhe mediat të cilat kontrollohen nga Vuçiq,kanë filluar të japin komente,përmes komentatorëve të tyre ,që drejtohen ,pikërisht drejt një intervenimi ushtarak të Serbisë në Kosovë ,parasëgjithash në Veri,gjë që është konflikt iri.

Ata shkojnë aq larg sa këtë e thonë hapur,se Sipas tyre Serbia nuk duhet më të tolerojë “marsin”,aludojnë në trazirat e marsit 2004,dhe duhet të intervenojë ,sipas tyre për të ” shpëtuar popullin serb atje”.Ata ,shprehen se situata e përgjithëshme politike dhe ushtarake në botë nuk është më e njejta si në vitin 1999,por shumë më e volitshme duke u mbështetur në Putinin,Kinën dhe përforcimet e reja ushtarake të Serbisë dhe mbështesin hapur një intervenim ushtarak serb në Kosovë,në emër kinse të rrezikimit të popullates serbe në Kosvë-Veri!

Në të vërtetë ,kjo i ngjanë propagandës së viteve nëntëdhjeta,e që në fakt është projekt i ri ndarja e kosovës,më mirë të thuhet;Aneksim i Veriut të Kosovës dhe eventualisht ndonjë pjese tjetër.
Plani është që me çdo kusht të shkëputet territor nga Kosova dhe t’i bashkohet ,Serbisë.

Këto media ,me ndikim në Serbi(Pink,Happy,Kurir,informer …) të ciilat janë të kontrolluara nga njerëz të Vuçiqit nuk lëshojnë hap dhe konferencë për shtyp të Vuçiqit ,pa përcjell gjë e cila tregon përkatësinë e tyre si media dhe me këtë edhe porosinë e kujt japin këto media ,kur flasin për konflikt të ri me shqiptarët.

Këto gjëra nuk duhet marrë si diçka ,aspak naive por përgatitje për një luftë të re!Tani se a bëhet kjo në koordinim dhe dijeni me të tjerët për të sjellë aktin e kryer të rikonfigurimit territorial,mbetet të shihet.Por sipas gjasave ,konflikiti është para derës!

/Xhelil Arifi /Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close