Advertisements

Sllovakia me presidente

Zuzana Čaputova, kandidatja që premtim kryesor gjatë fushatës zgjedhore e pati luftën kundër korrupsionit, fitoi në radunin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki. Ajo është femra e parë që zgjidhet presidente.

Zuzana Čaputová nuk ka pothuajse aspak përvojë politike, por në raudin e dytë e mposhti diplomatin e profilit të lartë, Maros Sefcovic, i cili ishte kandidat i partisë që është aktualisht në pushtet në Sllovaki. Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki janë mbajtur vetëm një vit pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, i cili hulumtonte lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar. Gazetari është vrarë me armë zjarri në shkurt të vitit 2018. Presidentja e re thotë se pikërisht kjo vrasje ka qenë një prej motiveve kryesore pse ka vendosur t’i futet garës presidenciale.

Zuzana Čaputová është një avokate e njohur në Sllovaki. Ajo ka udhëhequr edhe procesin e groposjes ilegale të mbeturinave, i cili zgjati 14 vjet. Presidentja e re e Sllovakisë është 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ajo është anëtare e partisë “Sllovakia Progresiste”, e cila nuk ka asnjë ulëse në parlament. Në rundin e parë të zgjedhjeve, ajo i kishte fituar 40 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, i cili është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, vetëm 19 për qind./DW

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close