Advertisements

Studimi:Gjumi i tepërt gjatë fundjavës nuk do të kompensojë efektet e dëmshme të ndryshimit të dinamikës së gjumit gjatë një jave pune!

“Mungesa e gjumit gjatë një jave pune është e zakonshme, sepse njerëzit përpiqen të balancojnë punën me detyrimet familjare dhe sociale”, thonë hulumtuesit.

Megjithatë, gjumi luan një rol kyç në rregullimin e proceseve metabolike në trup, duke ndikuar në gjithçka – nga tretja në stres, dhe gjumi i shkurtër gjatë një periudhe më të gjatë, shoqërohet me një rritje të rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

“Gjumi i shkurtër gjatë javëve të punës ose javëve të shkollës shkakton që njerëzit të hanë më shumë sesa kanë nevojë – kjo çon në shtim në peshë”, thotë profesor Ken Wright, një nga autorët e një studimi të botuar në revistën Current Biology.

“Kur hanë më shumë, ata kanë nevojë për të ngrënë ushqime pas darke, gjë që çon në uljen e aftësisë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak”, tha studimi.

Në studim morën pjesë 36 të rritur të shëndetshëm nën 40 vjeç. Gjatë dy javëve, marrja e ushqimit, ekspozimi ndaj dritës dhe gjumit u monitorua në kushte laboratorike. Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe: një u lejua të flinte për nëntë orë gjatë natës, tjetres pesë orë.

Grupi i tretë kishte një kohë të kufizuar për pesë ditë, por i lejoi ata të flinin aq sa donin gjatë fundjavës, pastaj të ktheheshin në dinamikën e një jave pune me gjumë të kufizuar.

Ekipi hulumtues zbuloi se grupi i fundjavës raportoi më shumë “gjumë të shqetësuar” dhe arriti të pushonte për rreth 66 minuta në fundjavë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin rreth shtatë orë gjatë natës vazhdimisht në interes të shëndetit të mirë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close