Advertisements

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Shkruan Fahri Xharra

I zhytur në mendime , i thelluar në historinë tonë jo shumë të largët ( diku nja 500 vjet e këtu ) as se si nuk po mund të vij në përfundim të plotë që duhet të të respektoj ; të kam “dashur “ sepse isha i obliguar falë rrethanave të jetës, më vonë fillova të ndjej lehtas një simpati për ty sepse mendova që ke ndryshuar, por vitet e që rrjedhën e treguan të vërtetën tënde .

E mendoja atë që thoshte Kadareja : “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! “ . I thosha a vetes , ndoshta duhet harruar sepse ishin osmanët ata , ishin selgjukët ata . Cila është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Mendoja se jemi mbushur mend , jo të ngjallim urrejtje por së paku të rindërtojmë urën e miqësisë , një urë e cila ishte rrënuar që nga 1912 – ta.; që atëherë kur ia lamë lamtumirën njeri-tjetrit. Unë dhe ne , e kërkonim armikun e gjuhës sonë hyjnore tjetër kah ; atë e gjetëm , dhe atë e kemi vazhdimisht , por nuk e besoja që ti do të mundohesh të ringjallesh prapë mbi kurrizin tonë . Sa “ ëmbël “ ia filloi dhe të doli në pah fytyra e vërtetë. U deshën disa vite të lirimit nga komunizmi , u deshën disa vite të lirisë kombëtare për të kuptuar të vërtetën tënde;

U shfaqën rimohuesit të cilët nuk e donin të vërtetën që e thoshte Kadareja , por ne turma iu shkonim pas dhe e harruam gjuhën tonë e harruam “ Tungjatjetën “ mijëra vjeçare Pra, rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori, për të na bindur që pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq ; për të na bindur se sa e keqe dhe kundër produktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Ti nuk flitshe , na ardhshe me “lodra” dhe “premtime “ por rimohuesit flitnin në vend teje . Më vonë e kuptuam se pse Kadareja thoshte : “Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij- ( të Skënderbeut fxh ) . Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!” Të kujtohet që deshe të na ndryshon historinë dhe ta shkruajmë ashtu si e doje ti ?
Unë e rikujtoj me helm në zemër , kur të mashtruarit të cilëve nuk iu mjaftonte vetvetja por thirrshin edhe “argat “ nga të gjitha anët për të na ulur në byth dhe t`i bindemi asaj që e doje ti. Kështu , ditë pas dite doli e vërteta në shesh , rasti i fundit shqiptarët e Maqedonisë .Deri dje ata ishin unë e dje u bënë ata ; deri dje ata flitshin si unë dhe sot janë kundër gjuhës së vet . Sot ata flasin ndryshe , e flasin gjuhën tënde dhe shtiren se gjoja është e tyre. Në fund të fundit nuk mund të kam respekt në ty , kur ti ma urrenë gjuhën time; nuk mund të kam dashuri për lodrat dhe kurmet që m`i solle vetëm e vetëm të harroj se kush isha.

Unë e dua gjuhën time historinë time dhe kombin tim.

Fahri Xharra,11.03.17 Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close