Advertisements

Varri monumental i Persqopit

ATSH/ – Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.

Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

“Zgjerojmë hartën e Tiranës me monumente të reja të vizitueshme duke afruar turistë, studiues dhe brezin e ri përmes programeve të edukimit”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë restaurim.

”Shpëton falë restaurimit një tjetër monument i rëndësishëm i historisë dhe arkeologjisë, Varri Monumental i Vendbanimit Antik të Persqopit, Petrelë. Me bashkëpunëtorët tanë nga  Tourism Investment and Finance Fund, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ky monument është investimi më i ri në rrethinat e Tiranës sa i përket turizmit kulturor, duke zgjeruar vizitueshmërinë në objektet e monumenteve të kulturës”, tha Margariti. 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close