Advertisements

Vizita e Sulltan Rashitit në Kosovë 1911 dhe Konferenca e Londrës 1912-1913-1914-1915

Shkruan Fahri Xharra

-Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë e veriut. Në kundërshtim të hapur me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe tokat e Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).
-Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik
– Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi. Qyteti u pushtua nga trupat malazeze dhe kjo shkaktoi një pështjellim të ri në Konferencën e Londrës dhe në kancelaritë evropiane.
Pra e gjithë kjo që e shkrova ( nga shënimet e mikut Xhelal Zejneli ) është vetëm një histori të cilën e gati të gjithë e njohim. Por si e tillë duhet të dihet dhe është mirë të dihet . (http://revistadrini.info/fahri-xharra-konferenca-e-londres-1912-ndarja-e-tokave-shqiptare-pse/ )
Pyetjet e mia thelbësore nga shkrimi janë këto :
-A i kemi në duar arsyetimet diplomatike ( ato janë të shkruara ), ato që nuk janë publike për një vendim të tillë aq arbitrar dhe pa praninë e shqiptarëve ?. Për çdo veprim dhe vendim të madh diplomatik ( si ky i Londrës ) epen arsyetimet . Edhe për vendimin e Europës dhe Amerikës për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 ishte një arsyetim bindes dhe i plotë i cili e morri përkrahjen e të gjitha fuqive ushtarake të kohës.
-Në çka bazoheshin fuqitë e mëdha dhe pajtoheshin për ndarjen e një kombi shumë të madh të kohës? Këto memorandume të Londrës janë të gjitha të ruajtura. Nëse ato janë e që janë, a janë hulumtuar nga shqiptarët?

Sa ishim të informuar për atë se çka vendosej për ne, në kancelaritë europiane ?

Perse jemi populli me i vonuar ne Ballkan dhe Europë!?

“33 vjet pas Lidhjes së Prizrenit (1878), imagjinoni ju lutem, Sulltan Reshidi viziton Kosovën, në cilësinë e KALIFIT TE ISLAMIT, dhe paria i bën pritje solemne. Te gjithë muslimanët në këmbë, me flamuj të kalifatit dhe pushtimit osmanë, lule, burra me mustaqe, tirq, që i mbushin rrugët e sheshet e pajisura me zëdhënës, duke falur Namazin me Padishahun.
Thua ti se s’ka ndodhur kërdia e Dërgut Pashës pak vjet më parë, thuase se s’ka ndodhur Gryka e Kacanikut (ose shtypja e dhunëshme e kryengritjes se malësoreve). Me një qime në dorë, Kryekalifatisti Sulltan i osmanëve arriti t’i përgjumë sërish 2.milion analfabet në tirq, derisa ua nxorën gjumin topat e Serbisë një vit më vonë. Por atëhere, ata burrat me tirq mundeshin vetëm të ulin kokat, e ta pranojnë çizmen serbe mbi qafë.” – shkruan Teuta Ilire
E kemi menduar ndonjë herë se pse Sulltani na erdhi në Prishtinë me 16 Qershor 1911 ?, a i dinte populli analfabet i humbur në vrimën e zezë gati 500 vjet, vendimet e Kongresit të Berlinit 1878 ?

Mashtrimi i Sulltanit otoman i 16 Qershorit1911 ishte ky: Serbia e dinte shumë mirë që pas 5 -6 muajsh do të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, e dinte fort mirë që me një potez të tillë “ të përkuljes së tirqve shqiptar të Vilajetit të Kosovës ndaj perandorisë Otomane “,, Europa përfundimisht do të ka arsyetimin e vet se këtu në këto territore osmanët ende jetojnë. Europa nuk e donte Perandorinë Otomane në Europë.
Europa nuk ishte “kurvë”, ne ishim bijtë e kurvit që asnjë herë nuk e kuptuam realitetin që na rrethon.

Edhe një herë, Konferenca e Londrës u mbajt për të përzënë Perandorinë Osmane, përfundimisht nga Europa. Bullgarët, rumunët, grekët dhe serbët e kishin thënë të tyren, vetëm ne shqiptaret nuk shkëputeshim nga e kaluara.
A imë shumë mirë se si u zhvilluan ngjarjet rreth shpalljes dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,28 Nëntor 1912

Unë e pres një qëndrim profesional nga Profesorët e të tri Universiteteve shqiptare, të specializuar posaçërisht për periudhën osmane, që ta thonë të veten.
Kam edhe diçka për të shtuar, çdo tentim i klasifikimit të shkrimit si që e po e lexoni në arsenalin e njohur si anti –religjion i tejkalon suazat e një dashamirësie ndaj të vërtetës sonë historike.

Approximative zones according to the secret Treaty of London (April 26th 1915) https://www.loc.gov/resource/g6831f.ct003473/?r=-0.679,-0.258,2.357,1.411,0

Referencat:
-Michael Graham Fry; Erik Goldstein; Richard Langhorne (1 March 2004). Guide to International Relations and Diplomacy. Continuum International Publishing Group. f. 144. 978-0-8264-7301-1. Marrë më 29 May 2012.
-Traktati i Londrës, 1913
-Elsie, Robert. “The Conference of London”.
-Elsie, Robert (2010), “Independent Albania (1912—1944)”, Historical dictionary of Albania, Lanham: Scarecrow Press, f. lix, 978-0-8108-7380-3, 454375231, marrë më 4 February 2012, … about 30 percent of the Albanian population were excluded from the new state Është specifikuar më shumë se një |author= dhe |last= (ndihmë)
-Janusz Bugajski (2002). Political Parties of Eastern Europe: A Guide to Politics in the Post-Communist Era. M.E. Sharpe. f. 675. 978-1-56324-676-0. Marrë më 29 May 2012. Roughly half of the predominantly Albanian territories and 40% of the population were left outside the new country’s borders
https://www.loc.gov/resource/g6831f.ct003473/?r=-0.679,-0.258,2.357,1.411,0
https://www.shqiperia.com/Konferenca-e-Londres-dhe-problemi-i-sistemit-politik-ne-Shqiperi.21598/

Xhelal Zejneli: KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR (17 dhjetor 1912 – maj 1913) I

Konferenca e Londrës – 29 korrik 1913 kur u bë copëtimi i Shqipërisë


http://www.kohajone.com/2015/04/08/traktati-i-fshehte-i-londres-dhe-shqiperia/

Fahri Xharra,14.03.19
Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close