Advertisements

Perandori i ri në Japoni…nderohet me një hamburger 800 euro

ATSH-AFP/ – Nuk është më Japonia protektive ndaj elementëve të jashtëm, megjithëse kjo mund të besohet pasi një restorant i një hoteli luksoz në Tokio propozon që nga dita e hënë një hamburger….me vlerë 800 euro, në formë nderimi për marrjen zyrtarisht të detyrës nga perandori i ri në fillim të majit.

Hamburgeri me një peshë rreth 3 kilogram dhe diametër 25 centimetër përbëhet nga mëlcitë e patës, biftek viçi dhe tartuf i zi, e gjitha e mbuluar me një panime të pudrosur me flori.

‘’Ne dëshirojmë të nderojmë perandorin e ri dhe një periudhë të re për Japoninë’’, pohon për median shefi Patrick Shimada gjatë pregatitjes me shumë mjeshtëri të pjatës së shtrenjtë.

‘’Publicitet i jashtëzakonshëm, por gjithashtu një mundësi për të më afruar më pranë me origjinën time japoneze’’, shprehet amerikani me origjinë japoneze.

“Golden Giant Burger”, (Hamburgeri gjigant i artë) i afishuar me çmimin marramendës prej 100 000 jen, do të vijojë të jetë pjesë e menusë deri në fund të qershorit.

Japonia për një kohë të gjatë e ndalonte konsumimin e mishit, një ndalim i cili u hoq nga perandori Meiji në 1872 dhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, hamburgeri ka gjetur vend në arkipelag.

Qeveria zbuloi të hënën emrin e epokës që do të nisë më 1 maj, “Reiwa”, ku dy ideografitë (simbolet) e së cilës kombinohen të sjellin një harmoni që ndjell shpresë, sipas kryeministrit Shinzo Abe. Ky emërtim do të shoqërojë mbretërimin e Naruhito i cili do të pasojë Akihito, pas abdikimit të tij për shkak të moshës së madhe.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close