Advertisements

20 POSTULATET E MONTANELIT PËR ENVER HOXHEN

Nga kritiku italian i Enver Hoxhës!

1 – Burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushtetit.

2 – E fitoi pushtetin si partizan, cliroi Shqiperine pa ndihmen e huaj.

3 – E bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

4 – Ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet, si gjithe bota.

5 – Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

6 – Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

7 – Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës.

8 – Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit.

9 – Në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

10 – Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

12 – Nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut.

13 – Në publik shfaqej rrallë.

14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

15 – Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur.

16 – Për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar.

17 – Ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën.

18 – Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu,…ndoshta është më mirë që të mos hetohet se si i bashkoi.

19 – Kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

20 – Është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme.

/Abdullah Prapashtica

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close