Advertisements

326 zjarre në Kosovë,kryeministri kërkon kujdes nga qytetarët

ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm  takoi përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ku kërkoi nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.

Haradinaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falenderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve.  Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, tha Haradinaj.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close