Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Aeroporti i Kukësit,me standarde europiane

ATSH/ – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se aeroporti ndërkombëtar i Kukësit do të jetë një aeroport në standardet europiane që do t’’u shërbejë banorëve jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë rajonit.

Duke folur në takimin “Bashkia që duam” në pistën e aeroportit të Kukësit,ajo tha se ky aeroport sot është realitet. “Dukej i pamundur të bëhej. Qëndronte për vite i konservuar. Sot kemi një projekt. Një koncesionar që është angazhuar seriozisht për ta mbyllur sa më parë. Shtimi i pistës për t’u bërë e denjë për fluturime ndërkombëtare. Terminali do të bëhet i ri për të qenë i denjë me parametrat europiane që kërkon një aeroport ndërkombëtar”, tha Balluku.

“Aeroporti është një pikë gjenerimi të ardhurash. Aeroporti i Kukësit nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha trevat shqiptare. Këtu do të vijnë për të fluturuar shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut si dhe do vijnë turistë për zonat malore. Do të ketë fluturime low cost dhe ndërkombëtare”, u shpreh Balluku.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close