Advertisements

Aleksandar Vuçiq ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën pa u hequr taksa!

Takimi i Berlinit në 29 prill do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për Serbinë, ka thënë Presidenti serb, i cili hodhi poshtë spekulimet e opozitës serbe se në kryeqytetin gjerman ai ka ndërmend të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Thanë se Vuçiq dhe Bërnabiq do ta njohin Kosovën e pavarur. Unë nuk do të pranoj asgjë atje, apo kudo tjetër… Ndryshe nga ata që heshtën dhe ia mbathën tuneleve për në Bukuresht kur u shpall pavarësia”, deklaroi Vuçiq për një televizion vendas, transmeton TCH.

Kreu i shtetit serb theksoi se nuk ka pasur presione nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por kujtoi se si kohët e fundit ambasadori gjerman ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdojë pa heqjen e taksës.

“Kjo nuk mund të ndodhë, nuk jemi budallenj dhe nuk lejojmë që dikush të na nënvlerësojë”, shtoi ai.

Përpara takimit të Berlinit, retorika politike Beograd-Prishtinë u ashpërsua ndjeshëm e shkas për grindjen u bë Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiqi e cilësoi si trillim të shqiptarëve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close