Advertisements

Ambasadori i ri i Putinit në Beograd më 2008 kishte thënë:”Ndarja faktike e Kosovës në pjesën serbe dhe shqiptare do të ndodhë”

Ka paralajmërime se këtë vit do të ndodhë ajo marrëveshja e famshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,e cila parasheh lëvizjen e kufijëve në mes të këtyre dy vendeve ,faktikisht një përkufizim territorial ,pak a shumë në baza etnike.

A ka një lidhje me këtë edhe ardhja e ambasadorit të ri rus në Beograd Aleksandër Bocan Harçenko,i cili në qershor do të zëvendësojë ,Aleksandër Çepurinin,i cili në misionin diplomatik rus në Serbi kishte shërbyer për gjashtë vjet e gjysmë me radhë si një mbrojtës nacionalist i interesave ruse në Ballkan?

Sa i përket interesave ruse dhe serbe sigurisht se po sepse një nacionalist po zëvendësohet me një diplomat profesionist ,si dhe konsiderohet një ekspert për zgjidhjen e problemeve dhe nuk habit që pseudonimi i tij është “Specialist rus”. Ai është i njohur edhe për njohurinë e tij të shkëlqyer të situatës në Ballkan, gjë që i kanë sherbyer instalimet e mëparshme.

Por çka është më e rëndësishmja në këtë lëvizje jo të rastsishme diplomatike është se “Specialist rus” në ardhje në krye të përfaqësisë ruse në Beograd,është edhe përkrahës i dëshmuar i kahmotshëm i idesë për ndarje të Kosovës.

Ai gazetës serbe “Blic”,në vitin 2008 derisa ishte në shërbim diplomatik në Bosnie i kishte deklaruar kësaj të përditshme se ndarja ,sipas tij ,faktike e Kosovës në pjesën serbe dhe shqiptare do të vijë sepse serbët kurrë nuk do të pranojnë pavarësinëe Kosovës.

“Në Kosovë do të ndodhë një ndarje de facto e krahinës në pjesën veriore serbe dhe atë jugore shqiptare, si rezultat i një shpallje ilegale të të pavarësisë. Rusia ka paralajmëruar gjatë se popullsia serbe kurrë nuk do të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe se rezultat i kësaj do të jetë ndarja – kishte thënë Bocan-Harchenko duke shtuar se “pjesa shqiptare e Kosovës do të përpiqet të organizojë jetën në kuadër të Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa serbët do të jetojnë veçmas , e cila në fakt do të ndahet në territor “.

Përderisa sipas burimeve diplomatike të gazetës Blic ai ,Harçenko “është një njeri që është më komunikues sesa Chepurin. Jo çuditërisht, ai u zgjodh si përfaqësues i ri i Moskës në Beograd, duke pasur parasysh se ai aktualisht po thyhen heshtat në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se Rusia po përpiqet të mbajë influencën e saj në Ballkan në të gjitha mënyrat e mundshme për të dhe të mbetet në burim të informacionit. Në lojë për Kosovën, janë si BE dhe Amerika, me synimet e krijimit të një zgjidhjeje që i përshtatet atyre, për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe prandaj Moska nuk mund të lejojë që të dërgojë një diplomat të shkallës së dytë në Serbi!”

Moskës nuk i ka ngelur shumë hapsirë ndikimi në Ballkan ,përveç vendeve ku serbet dominojnë dhe kanë etnitë ose shtetet e tyre,prandaj kjo përplitje e koordinuar serbo-ruse për të shkëputur sado ,pjesë të Kosovës siç ka vepruar atje ku kanë mundur nëpër pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.Aq më tepër që opcioni i ndarjes,ose përkufizimit nuk është më tabu ,por një opcion i cili përkrahet nga shumë faktor edhe ndërkombëtar edhe vendor.

Dhe normale që në kuadër të kësaj loje duhet të kesh lojtar sa më të përgatitur.Këtë po e bëjnë Rusët dhe Serbët:Sa po bëjnë Shqiptarët ,të presim qershorin e tutje pa të mund të konkludojmë.Asgjë nuk është e rastësishme!/Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close